Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kane: Shqipëria na vuri në vështirësi

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, foli pas triumfit 2 me 0 ndaj Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi që është pjesë e Bajernit të Mynihut deklaroi:  

“Ky ishte objektivi kryesor jonë, për të marrë 3 pikët. E dominuam ndeshjen, Shqipëria ishte më e ngadaltë në pjesën e dytë. Janë një skuadër e fortë dhe shpeshherë na vunë në vështirësi. Rezultati 2 me 0 është shumë i mirë.  

Luis Skeli është një lojtar fantastik. Nuk është e lehtë që një lojtar kaq i ri të debutojë kaq mirë. Kishte shumë besim me topin. Një debutim i jashtëzakonshëm, duhet të jetë krenar për këtë paraqitje. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, u shpreh Kane.  

Teilen: