• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaos në Brazil, Gjykata shkarkon presidentin e Federatës, e ardhmja e Ancelottit mbetet pezull

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Brazil, tifozët e pritën me entuziazëm arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottit, ashtu siç u shpreh edhe Ednaldo Rodrigues, bëhet fjalë për trajnerin më fitues në botë. Pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që tekniku “azzurr” të zbarkonte në Brazil, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, mori një tjetër goditje të fortë, pasi Gjykata në Rio de Janeiro ka urdhëruar shkarkimin e tij nga ky post.

Për momentin, këtë pozicion do ta marrë zëvendësi i tij, Fernando Sarney, i cili është urdhëruar të organizojë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur. Rodrigues ishte zgjedhur president i Federatës vetëm pak javë më parë, në mars, duke fituar një mandat deri në 2030. Rodrigues negocio personalisht me Ancelottin, por kjo është një histori e ngjashme si në dhjetor të 2023, ku Rodrigues u zgjodh president, por u shkarkua nga Gjykata.

Mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo çështje, nëse Rodrigues do të fitojë sërish në gjykatë dhe mbi të gjitha mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas me Ancelottin, do të jetë apo jo ai trajneri i ri i Brazilit, pasi sponsori i tij kryesor, Rodrigues, e sheh vetën përkohësisht jashtë Federatës.

Next Post

Liverpooli në prag të transferimit të Jeremie Frimpong

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.