Skena të tmerrshme u panë në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Meksikës, e cila u ndërpre për shkak të përplasjes së Kevin Magnussen.
Ishte xhiroja e 35-të, kur Magnussen humbi kontrollin e makinës në kthesën e tetë dhe u përplas me mbrojtësen, raporton “Sky Sports”, shkruan lajmi.net.
Pak kohë më pas makina ka marrë flakë dhe është dashur të ndërhyjë zjarrfikësit për të shuar zjarrin nga makina dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Në fund u ngrit flamuri i kuq dhe u desh të ndërpritet gara, duke qenë se barrierat mbrojtëse ishin shkatërruar keq. /Lajmi.net/
¡¡¡Accidente de Kevin Magnussen!!!
Bandera roja 🚩#MexicoGP 🇲🇽 #F1 pic.twitter.com/2XXeLZuaVH
— AtopeF1 🏎 #MexicoGP 🇲🇽 (@AtopeF1) October 29, 2023