Tuesday, 24. February 2026
Sport

Kaos në Meksikë para Botërorit, shtyhen ndeshjet nga dhuna pas vrasjes së një narkotrafikanti

GS 23/02/2026 2 Min. Lesezeit

Përleshje në sheshe, rrugë të bllokuara dhe viktima në një nga vendet organizatore të Kupës së Botës. Edhe futbolli detyrohet të ndalojë.

Katër ndeshje të kampionatit të futbollit meksikan janë shtyrë të dielën, për shkak të dhunës që shpërtheu pas operacionit të policisë, që solli edhe vrasjen e narkotrafikantit Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes. Dy ndeshje të elitës së futbollit meksikan, Queretaro-Juarez për meshkuj dhe Chivas-America për femra, si dhe dy ndeshje të divizionit të dytë, janë anuluar.

Kombëtarja e Meksikës ka programuar një miqësore kundër Islandës të mërkurën në stadiumin “Corregidora”. Për momentin, federata meksikane nuk ka marrë ndonjë vendim për shtyrjen e kësaj ndeshjeje.

Verën e ardhshme, bashkë me SHBA-të dhe Kanadanë, Meksika është një nga vendet organizatore të Kupës së Botës. Pas operacionit që solli vrasjen e kreut të kartetlit të drogës, pjesëtarë të grupeve kriminale të organizuara kanë djegur autobusë, kanë bllokuar rrugët dhe janë përleshur me forcat e rendit.

Shteti i Jalisco, ku u zhvillua operacioni, ka regjistruar numrin më të lartë të bllokimeve të rrugëve federale dhe shtetërore. Janë regjistruar të paktën 26 viktima pas shpërthimit të dhunës, ndërkohë që ka pasur arrestime të shumta. Situata po shkon drejt përmirësimit.

Teilen: