Tuesday, 10. March 2026
Sport

Kaos në ndeshjen e futbollit, ndërhyrja e policisë evitoi përshkallëzimin masiv

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Dy kartonë të kuq, shumë faulle të ashpra, kundërpretendime, përleshje dhe vetëm një gol gjatë 90 minutave karakterizuan një ndeshje futbolli në Peru.

  

Por aksioni i vërtetë në ndeshjen mes Universitario dhe Gimnasia La Plata në “Monumental” të Limës, nisi menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Esteban Ostojic.

Skuadra vendase Universitario fitoi 1:0 dhe vulosi kualifikimin për në fazën tjetër me Gimnasia të eliminuar, por siç raportojnë mediat peruane, lojtarët e skuadrës argjentinase i quajtën vendasit “majmunë”.

Tensioni fillestar, jo vetëm që nuk u shua, por me kalimin e kohës u ndez më shumë me grindjet që u shndërruan në zënka të rregullta, ku momenti më tronditës ishte kur Jose Carvalho, portieri zëvendësues i ekipit vendas, vrapoi dhe goditi Agustin Ramirez nga të ftuarve.

Zgjidhjen e bëri policia peruane, e cila u detyrua të pushtonte fushën duke i dhënë fund spektaklit të trishtë e cila mund të përshkallëzohej edhe më shumë./Lajmi.net/

  


Teilen: