• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaos në Therandë, Peja fiton mes sulmeve nga tifozët

10/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fazës “play off” të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Yllin me rezultat 77:71. Por, kjo përballje nuk kaloi pa incidente.

Ndeshja, e cila u zhvillua në Therandë, u ndërpre për rreth një orë pas hedhjes së sendeve në parket nga ana e tifozëve vendas, duke detyruar gjyqtarët ta ndërpresin lojën për arsye sigurie..

Kaosi nuk përfundoi me kaq. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët e Pejës u sulmuan nga disa tifozë të Yllit, duke tensionuar edhe më tej atmosferën e ndeshjes.

Pavarësisht kësaj, skuadra pejane ruajti qetësinë dhe arriti të rikthehej në parket me një performancë të fortë, sidomos në çerekun e dytë, ku realizuan 29 pikë, që rezultoi vendimtare në fund. Përkundër një përpjekjeje për rikthim nga Ylli, Peja e mbylli ndeshjen me epërsi prej 6 pikësh.

Incidentet e ndodhura pritet të merren në shqyrtim nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ndërsa siguria në palestrat sportive rikthehet sërish si çështje e debatit publik.

Next Post

Barcelona takohet me agjentin e Flick, diskutohet rinovimi i kontratës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.