• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaos tek Real Madridi

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi e kaloi pjesën më të madhe të ballafaqimit të tyre ndaj Atletico Madridit duke ushtruar presion lartë në fushë, kjo për shkak të vijës defanzive që vendosi Diego Simeone. 

Kjo ndodhë rrallë herë nga Carlo Ancelotti, veçanërisht në ndeshjet e mëdha, pasi kjo qasje në lojë bart në vete edhe rreziqe, pasi një gabim më i vogli mund të obligojë një bashkëlojtar të bëjë faull taktik, ku në këtë mënyrë do rrezikonin ndëshkimin. 

Pikërisht ky aspekt do të jetë një shqetësim i madh për teknikun italian para ndeshjes së parë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. 

Diario AS ka raportuar se katër mesfushorë të gjigantit madrilen rrezikojnë suspendimin për ndeshjen e dytë që do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ në rast se marrin karton të verdhë, ani pse Tchouameni pritet të aktivizohet në mbrojtje. 

Përveç Tchouamenit edhe Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Luka Modric dhe Endrick rrezikojnë suspendimin. 

Të paktën dy prej tyre me shumë mundësi do të luajnë të martën nga minuta e parë, teksa Bellingham është një titullar i sigurt. 

Fede Valverde me gjasë do të zhvendoset në krahun e djathtë për të mbuluar mungesën e Lucas Vazquez, që do të thotë se Dani Ceballos, Modric dhe Camavinga do të garojnë dy vendet në mesfushë. 

Të gjithë këta pesë lojtarë kanë marrë nga dy kartonë të verdhë në tetë ndeshje të zhvilluara në fazën e grupeve. 

Kujtojmë se Vinicius Junior dhe Vazquez që të dy kanë humbur ndeshje shkaku i suspendimit pas tre kartonëve të verdhë.

Next Post

Ibrahimoviç komenton ndeshjen e fundit të Milanit: Duhej kjo fitore, ekipi të ndjekë trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.