• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapelo: Amerikanët pa respekt, Mou e pësoi si Maldini

17/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Mendoj se këto shoqëri amerikane punojnë pa respektuar njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. E pamë te Milani, në mënyrën se si larguan një legjendë si Paolo Maldini dhe në Romë me Mourinhjon. Nuk ka pikë ndjeshmërie nga ana e tyre, për ta gjithçka është vetëm biznes. Megjithatë, mendoj se nevojitet edhe respekti, ndoshta duke arritur fillimisht një marrëveshje kokë më kokë dhe jo me një deklaratë apo telefonatë”.

Kapelo

I intervistuar nga “Sky Sport”, ku kërkohej një koment për shkarkimin e Zhoze Murinjos, Fabio Kapelo është shprehur ashpër me pronarët amerikanë të Romës që vendosën të shkarkojnë ‘Specialin’.

Sipas 74-vjeçarit, trajneri i fundit që fitoi një kampionat me kryeqytetasit verdhekuq (në vitin 2001) “ishte e qartë se diçka nuk po funksiononte nga fakti që pronarët nuk iu përgjigjën kërkesave të tij në lidhje me merkaton dhe nevojat teknike. E trajtuan në mënyrën më pak dinjitoze dhe po flasim për një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Personalisht, më ka ndodhur edhe në Rusi (ku ai drejtonte kombëtaren), kur më njoftuan për shkarkimin teksa gjendesha në aeroport, por kjo nuk është mënyra e duhur për të komunikuar vendime të tilla”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nga beteja me kancerin te Europiani, rrëfehet mbrojtësi i Interit: “TuLa” çfarë dysheje, Stambollin e harrova pas…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.