• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapelo sulmon ashpër Guardiolën: Arrogant, ka dëmtuar rëndë futbollin!

09/03/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Kapelo ka qenë sot protagonist i një sulmi të paprecedentë kundrejt Josep Guardiolës. Sipas trajnerit italian, kolegu i tij do të kishte disa Champions League më shumë nëse nuk do të ishte kaq… arrogant.

“A me dini çfarë nuk më pëlqen te Guardiola? Arroganca e tij! Në sezonin e vetëm ku nuk tentoi ndonjë shpikje të tijën arriti që të fitonte Champions-in me Sitin. Nëse do të vini re me kujdes gjatë punës që bëri në Mynih dhe Mançester nuk ka fituar asnjëherë sa herë ka tentuar që të ishte ai protagonisti”, arsyetoi Kapelo.

Më tej trajneri italian shtoi dozën e kritikave duke thënë: “Ai ndryshon gjithmonë diçka pasi në fund të ditës dëshiron të thotë: ‘Lojtarët nuk fitojnë, unë bëj një gjë të tillë!’. Kjo arrogancë e shfaqur prej tij i ka kushtuar disa Champions. Unë kam respekt për Guardiolën, por arrogancën e tij e dalloj me sy të lirë. Ai i ka bërë shumë dëme futbollit”.

Next Post

Çelmeta: Me padurim pres Kombëtaren, pasi kampionati shqiptar na ka mërzitur për nivelin që tregon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.