Sunday, 3. May 2026
Sport

Kapi kuotën dyshifrore të golave për sezonin e tretë radhazi, Zhiru: Me Teon merremi vesh me sy mbyllur

GS 14/01/2024 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Milanit, Oliver Zhiru, shënoi golin e dytë për Milanin në triumfin 3-1 ndaj Romës si dhe asistoi me finte për golin e tretë të shënuar nga patrioti i tij Teo Hernandez.  zhiru

Falë realizimit të sotëm, Zhiru u ngjit në kuotën e 10 golave këtë sezon, teksa ky ishte sezoni i tretë radhazi në Serinë A që Zhiru kap kuotën dyshifrore të golave me fanellën e Milanit. Lojtari i fundit që e kishte regjistruar këtë statistikë para francezit ishte Pato, midis sezoneve 2008-09 dhe 2010-11. 

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Zhiru u shpreh:  

“Jam i lumtur që rigjeta golin në “San Siro” se më mungonte, por gjithashtu për fitoren, sepse nuk e kapërcyem dot eliminimin në Kupën e Italisë. Na vjen shumë keq për atë humbje ndaj Atalantës, edhe tifozët me të drejtë janë të zhgënjyer nga ne. 

Nuk bëjmë dot llogari, sështë momenti, duhet thjesht të luajmë dhe të marrim sa më shumë rezultate pozitive. Nuk bëjmë garë kundër dikujt tani, por me veten tone.  

Asisti per Teon me thembër? Isha pak me fat sepse kaloi poshtë këmbëve të lojtarit kundërshtar por me Teon merremi vesh me sy mbyllur, e di vrapimin e tij. Goli qe shënova ishte i lehte, falenderoj Kjaerin”.  

Teilen: