• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni Bekim Balaj bëhet “ambasador”

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia i është bashkuar lëvizjes “More than Football” (Më shumë se futboll), ku shumë klube, si Benfika, Betis, Volvs, Southampton, Shakhtar Donetsk e të tjerë bëjnë pjesë. Klubi shkodran përfaqësohet me kapitenin Bekim Balaj si ambasador.

Bomberi shkodran foli për vlerat që përfaqëson klubi dhe rëndësinë e madhe përtej fushës, që loja e bukur e futbollit ka në impaktin e shoqërisë.

“Si kapiten i Vllaznisë, të luash në këtë skuadër është më shumë se futboll, sepse ti përfaqëson historinë dhe kulturën e qytetit.

Thjesht fakti që mund të bësh të lumtur gjithë qytetin dhe tifozët tanë, është momenti kur kupton se futbolli është më shumë se një lojë.

Nëpërmjet iniciativave si programet e komunikimeve me komunitetin, evente bamirëse dhe zhvillimin e bazës, futbolli kthehet në një mjet për promovimin e gjithpërfshirjes, diversitetit dhe mundësive.

Në esencë, futbolli është një forcë bashkuese, inspirimi dhe përforcimi, pasuron jetën dhe transformon komunitetet anë e mbanë botës. Futbolli na bashkon të gjithëve si një familje e madhe,” është shprehur Balaj.

Next Post

Merr fund “telenovela” e trajnerit Alonso, spanjolli vendos për të ardhmen e vet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.