“FifPro”, sindikata globale e lojtarëve, ka paditur zyrtarisht FIFA-n për kalendarin e mbushur me ndeshje, duke marrë si referencë Kupën e re të Botës për Klube që qeveria botërore e futbollit ka planifikuar për në verën e vitit 2025.
Procedurat ligjore u dorëzuan në Gjykatën Tregtare të Brukselit në emër të shoqatat angleze dhe franceze, me “Fifpro” që i kërkon gjykatës t’i referojë katër kërkesa në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për një vendim paraprak. Fronti mund të zgjerohet së shpejti: dy javë më parë, në një takim në Londër, edhe Forumi i Ligave Botërore, shoqata që bashkon kampionatet kombëtare nga e gjithë bota, tha se ishte gati të mbështeste veprimin e lojtarëve, edhe në gjykatë.
POZICIONI – Shoqatat e lojtarëve vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit të FIFA-s për të organizuar në mënyrë të njëanshme kalendarin ndërkombëtar, dhe në veçanti vendosjen e Kupës së Botës për Klube, një kompeticion për të cilin “FifPro” thotë se nuk është konsultuar dhe që rëndon më tej një kalendar tashmë të mbingopur: vendimet e FIFA-s, sipas pozicionit të lojtarëve, do të shkelte Kartën Europiane të të Drejtave Themelore dhe potencialisht edhe rregullat europiane të konkurrencës.
“Duke pasur parasysh se të gjitha përpjekjet për dialog kanë dështuar, tani na takon ne të sigurojmë që të drejtat themelore të futbollistëve të respektohen duke e çuar këtë çështje në gjykatat europiane dhe në Gjykatën e Drejtësisë”, tha David Terrier, president i degës europiane të “FifPro”.
GJIMSHITI SHEMBULL – Pozicioni i lojtarëve mbështetet nga numrat: Kristian Romero (Totenhem) ka udhëtuar pothuajse 140 mijë kilometra në sezonin 2023- 2024, duke përjashtuar “Copa America”-n e fundit. Hulian Alvarez i Sitit u përfshi në 70 ndeshje (duke luajtur në 64). Berat Gjimshiti (Atalanta/Shqipëria) është përfshirë në 18 ndeshje radhazi, me më pak sesa 5 ditë pushim. Për sindikatën e lojtarëve kjo është masakruese.
PANORAMASPORT.AL