Tomas Tuhel është konfirmuar si trajner i Bajern Mynihut për ndeshjen e së nesërme kundër Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit. Megjithatë, sipas asaj që shkruajnë mediat, ky duhet të jetë shansi i fundit për teknikun e njohur.
Te Arsenali as që e mendojnë nënvlerësimin e bavarezëve, pavarësisht situatës. Kapiteni i “topçinjve”, Martin Odegard, pas suksesit kundër Brajtonit deklaroi se: “Mendoj se duhet ta respektojmë Herri Kejn, por nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga askush. Ne duhet të fokusohemi te vetja dhe cilësia që kemi në ekipin tonë, kjo është e gjitha”, tha Odegard.
PANORAMASPORT.AL