Kapiteni i Barcelonës, Ter Shtegen, ka ngritur trofeun e kampionit. Dhe natyrisht që ka folur për mediat.“Kam fituar disa tituj me këtë klub, por ky ishte i veçantë, sepse jam kthyer vetëm në fund dhe jam rikthyer në formë të shkëlqyer. Gjërat vlerësohen shumë më tepër. Mund të jemi krenarë për këtë ekip për titujt dhe mënyrën se si u arritën ato”, deklaroi kapiteni.
Portieri gjerman ka folur dhe për pengjet, me Ligën e Kampioneve në krye të listës.
“Ne meritonim më shumë në Ligën e Kampioneve. Ishim shumë afër. Patëm një sezon spektakolar në çdo nivel. Kjo stemë gjithmonë kërkon që të performosh në nivelin tënd më të lartë, që do të thotë se ne do të kthehemi sërish sezonin e ardhshëm për të fituar gjithçka”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL