Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kapiteni i Fiorentines pas ndeshjes me Juven solidarizohet dhe shkon të ndihmojë të përmbyturit

GS 06/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Fiorentinës, Kristiano Biragi, shkoi në vijën e parë për të sjellë ndihma në zonat më të prekura nga përmbytjet e shkaktuara në Toskanë nga kalimi i stuhisë “Ciaran”. Lojtari i Fiores ndjek shembullin e dhënë në mes të majit nga Yuki Tsunoda, i cili mori pjesë në operacionet e pastrimit në Faenca pas përmbytjes në Romanja.

biragi

Pas ndeshjes të së dielës me Juventusin, e hëna ka qenë pushim për futbollistët e Fiorentinës. Kapiteni Kristiano Biragi e shfrytëzoi mëngjesin pa angazhime për të udhëtuar në “Campi Bisenzio”, një nga zonat më të prekur nga përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit.

Biragi veshi doreza dhe çizme, duke marrë vijën e parë për të ndihmuar ata që ishin më në vështirësi.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: