Ilkai Gyndoan zhvilloi ndeshje të kalibrit të lartë kundër Skocisë, teksa kontribuojë në fitimin e penalltisë në fundin e pjesës së parë. Pas ndeshjes kapiteni u shpreh mjaft i lumtur për këtë rezultat të thellë: “Ne e nisëm lojën me intensitet të lartë, ndërsa i zumë në befasi. Pas golit gjithçka u bë me lehtë.
E kam theksuar edhe me herët se në kontingjentin tonë ndodhet potencial i jashtëzakonshëm. Euforia që na ka kapluar më bind se mund të shkojmë shumë larg. Xhamal Musiala dhuroi paraqitje të jashtëzakonshme, fjalë të mira kam edhe në favor të Virc. Në gjysmën e pjesës së parë e asfiksuam totalisht rivalin. Zhvilluam ndeshje si grup dhe për këtë më vjen mirë. Edhe lojtarët zëvendësues kontribuuan në përfshirje goli. Besoj se kjo paraqitje është sinjali i rëndësishëm për të gjithë rivalët.
Tashmë fokusi kalon te dueli me Hungarinë”, përfundoi Gyndoan. Çështja e kapitenit u përfol jo pak në kampin e “Pancerave”, por që Nagelsman i qëndroi “partizan” vendimit të Hansi Flik, i cili ia hoqi shiritin Nojerit.
PANORAMASPORT.AL