Monday, 30. March 2026
Sport

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

GS 16/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Axel Gnapi do të largohet nga Llapi për të vazhduar karrierën në Rusi.

Kapiteni i Llapit do të transferohet te FC Fakel Voronezh, ka bërë të ditur ekipi i Superligës së Kosovës.

“KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se ka arritur marrëveshje me klubin FC Fakel Voronezh për transferimin e sulmuesit Axel Gnapi”, ka shkruar Llapi.

Llapi ka bërë të ditur se pas interesimit të vazhdueshëm të klubit rus, ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin.

Gnapi iu bashkua Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina, ndërsa në 15 ndeshje kampionale, realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime.

“KF Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë këtyre muajve dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, shton Llapi.

Teilen: