Një ndërhyrje e tij në sparkatë të minutat e fundit të sfidës vendosi që disfata të ishte vetëm 1-0, me Markuinjosin që i mohoi Borusias së Dortmundit të shkonte më e fortë dhe e sigurt të martën e ardhshme në Paris.
Kapiteni i PSG-së, edhe pse pranon shumë gabime të skuadrës, është i bindur mbi përmbysjen: “Nuk ka dyshime që kundër Dortmundit në disa situata bëmë gabime të mëdha, si në rastin e golit të pësuar, ashtu sikurse në mos konkretizimin e të paktën dy rasteve të pastra për gol në pjesën e dytë, përjashtuar dy shtyllat. Gjithsesi, kemi ende 90 minuta lojë dhe pa dyshim që në shtëpinë tonë do të jetë një tjetër histori.
E dimë që i kemi mundësitë për të shkuar në finale dhe do ta bëjmë realitet në kthim. Madje, jam i bindur që i përmbysim”, tha mbrojtësi i PSG-së.
PANORAMASPORT.AL