• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni i Realit shfaqet optimist, Karvahal: Kthehemi me Kupën nga SHBA-ja

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Realit të Madridit, Dani Karvahal, tha në një intervistë me FIFA-n të enjten se beson që Kupa e parë e Botës për Klube, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara midis qershorit dhe korrikut, do të jetë një sukses i plotë.karvahalLojtari i Madridit, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i rëndë, dha mendimin e tij për garën në të cilën do të luajë skuadra e tij, e cila do të fillojë në Grupin H së bashku me klube të tilla si Al-Hilal i Arabisë Saudite, Paçuka e Meksikës dhe Salzburgu i Austrisë.

“Epo, mendoj se do të jetë diçka e bukur, e veçantë. Mendoj se do të jetë e ngjashme me një Kupë Bote për ekipet kombëtare, sepse i gjithë vendi do ta përjetojë turneun me një intensitet të tillë. Mendoj se do të jetë një sukses i madh”, deklaroi ai.

Për Karvahal, turneu do të jetë i veçantë për shkak të përzierjes së stileve të ndryshme të lojës, ligave dhe kontinenteve.

“Pjesëmarrja e skuadrave nga kontinente të ndryshme e bën më interesant kompeticionin. Mezi po presim 18 qershorin kur do të debutojmë. Në fund uroj të kthehemi me kupën me vete”, theksoi mbrojtësi madrilen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rasti Auoniji/ Dëmtimi që i rrezikoi jetën, do të rishihet protokolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.