• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni i Rumanisë: Na pret punë e vështirë nesër

06/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i kombëtares rumune të futbollit, Nicolae Stanciu, tha të enjten mbrëma se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë gati për atmosferën në tribunat e “Fadil Vokrrit” kur të përballen me Kosovën të premten mbrëma.

Në një konferencë për media, Stanciu tha se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, duke specifikuar cilësitë e lojtarëve të Kosovës.

“E dimë se ekipi kombëtar i Kosovës ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në liga të forta. E dimë se na pret në ndeshje e fortë.

Do të jetë përballje e fortë, por ne tentojmë të lëmë anash ato që fliten këtu. Janë disa gjëra që s’mund t’i kontrollojmë, por ne kemi ardhur të luajmë futboll në fushë.

Nëse ndodhin gjëra tjera, nuk është punë e jona. Kemi luajtur edhe në stadiume me atmosferë armiqësore, prandaj jemi të gatshëm”, tha ai.

Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Rumaninë të premten nga ora 20:45, që është edhe ndeshja e parë e edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Next Post

Sokoli: Jemi favorit ndaj Rumanisë, pres fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.