• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni i Sitit, Uoker: Nejmar, Hazard dhe Mane ishin një makth t’i kishe kundër

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kajl Uoker ka zgjedhur lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur ndonjëherë dhe më të vështirët me të cilët është përballur.

jmfdhfd

Kapiteni i Mançester Sitit fillimisht iu bashkua skuadrës së Pep Guardiolës në vitin 2017, pasi kishte luajtur më parë në Totenhem që nga viti 2009. Por që nga transferimi i tij në Mançester, 34-vjeçari ka luajtur përkrah disa prej figurave më të rëndësishme të këtij sporti, si për klubin e tij ashtu edhe për Anglinë.

Duke folur në podkastin e tij të ri, “Nuk do ta mposhtni kurrë Kajl Uokerin”, mbrojtësi komentoi një numër yjesh me të cilin ka pasur kënaqësinë të luajë: “Kam pasur fatin të luaj me shumë lojtarë të mëdhenj. Te Totenhemi, Garet Bejl, Luka Modriç. Mendoj se Ledli King ishte kaq i nënvlerësuar. David Silva (ish-shoku i skuadrës te Mançester Siti) ishte i jashtëzakonshëm. Ti i jepje atij një pasim të keq dhe ai do t’ju bënte të dukeshit mirë, do t’ju bënte një lojtar më të mirë. Kevin de Bryjne do të hyjë në histori si një prej më të mirëve, nëse jo mesfushori më i mirë në Premier Ligë. Ai është njëri prej tyre, nuk e ka problem ta humbasë topin dhe do të provojë një pasim nga 40 metra.

Por nëse nuk ia del, zakonisht njerëzit do të thoshin ‘nuk do ta bëj më këtë’. Por ai thjesht mendon, ‘e di çfarë, thjesht do ta bëj përsëri’. Është natyra njerëzore, ti bën diçka të gabuar, nuk bën mirë, je i frikësuar, jo i frikësuar, por je i kujdesshëm”. Kur diskutoi për kundërshtarët e tij më të fortë, anësori i djathtë tha: “Ka dy njerëz që dallohen për mua, që është Nejmar dhe Eden Hazard. Ata ishin të dy nga ata që nuk e dinit vërtet se çfarë do të bënin. Ata thjesht po argëtoheshin. Mua më pëlqen të shikoj Nejmar. E shikoj në ‘YouTube’ sepse ai është argëtues. Sadio Mane ka qenë një makth kur ishte pjesë e një skuadre shumë, shumë të mirë të Liverpulit”. Tani, fokusi i Uokerit pasi fitoi titullit e katërt radhazi historik me Mançester Sitin, do të jetë Europiani me Anglinë, ku skuadra e Garet Sauthgejtit do të kërkojë të fitojë turneun për herë të parë në histori.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria njeh kundërshtarët në raundit kualifikues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.