• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni kuqezi del duke çaluar nga fusha

23/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sirenat e alarmit duhet të fillojnë të bien për stafin e Kombëtares shqiptare të futbollit, pak javë para grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës, pasi Berat Gjimshiti ka lënë sot i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e Atalantës në kampionat ndaj Empolit.

Ndërsa ai i cili duhet të jetë partneri i tij në prapavijën kuqezi, Ardian Ismajli, vazhdon të jetë jashtë për shkak të problemeve fizike dhe sot ndoqi ndeshjen si spektator, Gjimshiti ishte titullar në radhët e skuadrës bergamaske dhe regjistroi edhe asist për golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.

Por në pjesën e dytë, pas më shumë se një ore lojë, ai sinjalizoi se kishte probleme në kaviljen e këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdonte, pasi kishte përkeqësuar një lëndim që e kishte pësuar në pjesën e parë të ndeshjes.

Kësisoj, Gasperini e largoi atë nga fusha, me mbrojtësin i cili doli duke çaluar dhe dukshëm i dëshpëruar për këtë situatë.

Next Post

Mohamed Salah është fenomenal, rekorde historike në Premier Ligë për yllin e Liverpulit në fitoren ndaj Mançester Sitit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.