Saturday, 16. May 2026
Sport

Kaq bileta janë shitur për ndeshjen miqësore Shqipëri – Bullgari

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00.

  

Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulët, njofton PanoramaSport.

Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë.

Shqipëria ditë më parë triumfoi 3:0 kundër Çekisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Falë asaj fitore, kombëtarja shqiptare i është afruar gjithnjë e më shumë kualifikimit në Evropian për herë të dytë në histori.

  

  


Teilen: