• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Karim Adeyemi e Loredana gjobiten mbi 400 mijë euro

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.

Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh, raporton KP.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.

Federata gjermane e futbollit DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

Next Post

Botërori 2026 / Portugalia fiton me goleadë dhe kualifikohet, Irlanda bën mrekullinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.