Karim Benzema transferohet në mënyrë befasuese tek Al Hilal
Sulmuesi Karim Benzema është transferuar tek skuadra rivale e Al Ittihad Al Hilal.
Benzema pritet të jetë pjesë e ekipit të parë të Al Hilal për një vit e gjysmë,teksa marrëveshja është arrituar nga princi Naëaf bin Saad duke bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve.
Përndryshe Benzema ka pasur probleme me drejtuesit e Al Ittihad,dhe kjo bëri që Benzema të mos ishte i pranishëm për ndeshjen lundër Al Fetah në kampionatin saudit.
Një prej çështjeve kryesore ishte edhe kontrata e re me Al Ittihad,dhe këto mosmarrëveshje Al Hilal e shfrytëzoj mjaft mirë dhe u hodh në sulm për të nënshkruar me fituesin e “Topit të Artë”të vitit 2022.
Kujtojmë që Karim Benzema në 89 ndeshje të zhvilluara për 3 vite tek Al Ittihad ka realizuar 54 gola e dhuroi 17 asistime,teksa fitoi një herë titullin e kampionit të Arabisë Saudite dhe Kupën Saudite sezonin e kaluar.