• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Karlo Ançeloti: Vinicius për Topin e Artë, por edhe të tjerë…

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti foli me mediat para takimit të sotëm në La Liga kundër Granadës së Uzunit. Italiani ka analizuar çështjet aktuale të klubit të bardhë, që përfshin katër ndeshjet e mbetura në La Liga deri në finalen e Ligës së Kampioneve më 1 qershor kundër Dortmundit.

Anceloti

“Ne jemi shpallur kampionë, por kjo nuk ndryshon planet e ekipit. Duhet të bëjmë shumë gjëra dhe duhet të respektojmë rivalin dhe konkurrencën do të na ndihmojnë të përgatitemi për finalen e Ligës së Kampioneve”, u shpreh mes të tjerave italiani.

Situata e Tçuamenit – “Ne kemi dyshime për praninë e Tçuamenit në finale, por do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ai të rikuperohet në kohë. Militao do të luajë, sepse i duhen minuta. Për të tjetër do të ketë rotacion”.

Vinicius – “Kur mbërrita këtu e kisha parë vetëm në televizor dhe më dukej se kishte një talent spektakolar. Kur mbërrita, e pashë edhe më spektakolar. Rreth atij talenti ai ka fituar shumë gjëra të tjera. Aftësi për të ç’ekuilibruar mbrojtjet kundërshtare, më shumë efikasitet para portës …ai e ka bërë me një punë spektakolare të përditshme, shumë i fokusuar në stërvitje dhe ndeshje. Është një profesionist shumë serioz që e meriton atë që ka arritur. Është i denjë për të fituar Topin e Artë”.

“Topi i Artë” – “Është e sigurtë se sot ai nuk do ta fitojë, por unë mendoj se Vinicius po bën mirë. Mungon finalja e Ligës së Kampioneve dhe më pas ‘Copa América’, ndaj mendoj se ai është shumë afër. Mendoj se mund ta fitojë atë”.

E ardhmja e Kros – “Para ndeshjes së kthimit në Champions kundër Bajernit e kisha menduar se do të flisja me të. Por për ‘fat të keq’ fituam dhe duhet të presim deri në finale”.

Granada – “Të gjitha ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të sezonit janë në funksion të finales së Ligës së Kampioneve. Duhet të bëjmë më të mirën për të mbajtur ritmin”.

Porta – “Jam i kënaqur me të tre portierët, po bëjnë një punë të shkëlqyer. Besoj se dhe Kepa e Meriton një shans”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Perez: Do të japim shpirtin për një gjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.