Gjuha universale në botë prej vitesh është anglishtja, por ka nga ata si Karlitos Tevezi, që edhe duke luajtur për shumë vite në Premier Ligë nuk ka dashur kurrë që të fokusohet dhe ta studiojë e mësojë atë. Dhe arsyeja është shumë e fortë, kulturore, politike, por mbi të gjitha familjare.
“Kam pasur një problem kulturor me ta, sepse historia e xhaxhait tim shënoi fëmijërinë time. Xhaxhai im luante për River Plejtin, i vetmi tifoz i Riverit në familje… Ai luante në ekipin rezervë…. Pikërisht kur duhej të luante një ndeshje për ekipin e parë, ai u rekrutua për luftën e ishujve Falkland dhe nuk arriti kurrë ta përmbushte atë ëndërr.
Ai u bë i alkoolizuar pas luftës, ishte shumë keq. Ne ishim shumë të afërt dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Të luaja në Angli për shtatë 7 ishte vetëm për punë, pasi nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze. Nuk kisha ndërmend të mësoja anglisht për arsyet e mia, ndonëse vajzat e mia flasin anglisht, studiojnë në anglisht”, tregoi “Apashi”.
PANORAMASPORT.AL