Thursday, 2. April 2026
Futboll

KARMA ekziston…Ialinë e zuri haku i Robberto Baggio. Ja çfarë rekomandoi “bishtaleci” në vitin 2010, por që u injorua

GS 02/04/2026 2 Min. Lesezeit

Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2006, duke mbetur jashtë për herën e tretë rresht, është rikthyer edhe njëherë në qendër të diskutimeve raporti i Roberto Baggio, i hartuar në vitin 2010.

Pas dështimit të turpshëm në Kupën e Botës 2010, ku u eliminua që në fazën e grupeve, në gusht të atij viti, Baggio u emërua kreu i sektorit teknik brenda strukturës së FIGC dhe në dhjetor të vitit 2011, paraqiti një raport prej 900 faqesh që propozonte një rishikim të madh të metodave të stërvitjes dhe rrugën që duhej ndjekur për talentet e reja.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Baggio kishte kërkuar

– ambiente sportive “të përshtatshme” dhe donte që 100 qendra të ndryshme stërvitjeje
– FIGC të ndryshonte qasjen ndaj stërvitjes së trajnerëve dhe menaxherëve
– Trajnerët që ishin të arsimuar mirë, mundësisht me diploma universitare dhe me përvoja të ndryshme profesionale, jo domosdoshmërisht brenda futbollit
– Krijimin e një grup studimi të përhershëm, të përbërë nga anëtarë të FIGC-së dhe studiues të universitetit, që do të kishte qenë në “kontakt të vazhdueshëm” me trajnerët dhe stafin e prapavijës
– Një përmirësim të madh të mbledhjes së të dhënave brenda sektorit të të rinjve
– 100 qendra të ndryshme stërvitore në 100 rrethe të ndryshme të Italisë, me tre trajnerë të FIGC-së të caktuar në secilën prej tyre
– Qëllimi i tij ishte të kishte 50,000 ndeshje në vit që talentet e reja italiane të provonin veten.
– T’i kushtohej shumë vëmendje qasjes taktike sesa asaj teknike

Baggio dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në vitin 2013, duke qenë se rekomandimet e propozuara prej tij u injoruan plotësisht…

Teilen: