Wednesday, 22. April 2026
Sport

Karrica shpallet “Ylli i Javës”

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Ballkanit, Bernard Karrica është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar FFK-ja të hënën.

Karrica është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, i cili i ndahet lojtarit më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Komisioni i veteranëve të futbollit, ka konstatuar se Karrica ishte më i miri për xhiron e shkuar pasi ia siguroi Ballkanit titullin e tretë rresht në histori të klubit.

Karrica e shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 në Podujevë në ndeshjen derbi kundër Llapit. Për Karricën, kjo është hera e parë që shpallet më i miri i javës në Superligë, gjë për të cilën është shprehur shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që me golin që shënova arritëm të fitojmë dhe të shpallemi kampionë. Ky është sukses i gjithë ekipit”, tha ndër të tjera Karrica për faqen zyrtare të FFK-së.

Teilen: