Wednesday, 27. May 2026
Sport

Kartonët “kërcënojnë” Realin, ja formacioni i mundshëm në Ligën e Kampioneve

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja në “play off” mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit premton të jetë emocionuese.realKjo do të jetë përballja e katërt radhazi mes lojtarëve të Ançelotit dhe Guardiolës, të cilët janë përballur në gjysmëfinalet e tre të fundit. Klubi i bardhë, kampioni aktual i Ligës së Kampioneve është lehtësisht favorit për shkak të paraqitjes së dobët të “Qytetarëve”, të cilët duken të dalë nga lufta për në Premier League dhe e kanë të vështirë kualifikimin në “play off”.

Megjithatë, skuadra e Ançelotit përballet me një situatë të rrezikshme në këtë ndeshje, pasi ata kanë gjashtë lojtarë që përballen me pezullim dhe mund të humbasin ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabéu” nëse marrin një karton të verdhë në “Etihad Stadium” më 11 shkurt.

Lojtarët e “kërcënuar” janë Rydiger, Tçuameni, Bellingam, Modriç, Kamavinga dhe Endrik.dfggPANORAMASPORT.AL

Teilen: