Saturday, 14. February 2026
Sport

Kartoni i kuq dhe performanca e dobët, largimi i Gagliardinit nuk do t’i bëjë përshtypje tifozëve të Interit

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Dalja nga fusha e lojës ditën e djeshme kudnër Napolit pas një kartoni të kuq i vendos kapakun largimit të tij nga San Siro. Kontrata e Gagliardinit me Interin skadon më 30 qershor dhe klubi ka vendosur të mos rinovojë me të dhe sipas “Gazzetta dello Sport” ky vendim vjen pas një performance gjithnjë e në rënie të meshfushorit italian.

Kartoni i kuq i djeshëm ishte i pari i tij në Serie A pas 169 paraqitjeve, duke zgjedhur kohën e gaubar për të ndërhyrë.

Maujt e fundit, Monza dhe Lazio kanë krijuar interes për të dhe Gagliardini duhet të fillojë të mendojë për klubin e tij të ri se cili do të jetë. Ai deri më tani ka 16 gola në 187 ndeshje, por duke lexuar reagimet e tifozëve të Interit, duke se largimi i tij nuk do t’i bëjë përshtypje askujt, madje do t’i sjellë gëzim./h.ll/abcnews.al

Teilen: