• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kasano nuk i ndahet Murinjos: Bën Romën të luajë në mënyrë të padenjë, si mund ta shoh një gjë të tillë të shpifur?

05/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon lufta në distancë mes Antonio Kasanos dhe Zhoze Murinjos. Ish-futbollisti italian kritikon vazhdimisht trajnerin portugez për mënyrën se si ai zgjedh të luajë dhe në serinë e fundit të “Bobo TV”, kanë vazhduar kritikat, duke marrë shkas edhe nga starti i dobët i kampionatit për verdhekuqtë.

kasano murinjo

“Unë nuk u hedh hu në sy njerëzve, unë them mendimin tim dhe askush nuk ma heq dot nga mendja. Me kanë bërë veshët daulle për dy vite rreth trajnerit dhe asaj që thosha për të. Ai ka qenë trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur.

Njerëzit e Romës shesin shpirtin për skuadrën dhe ai e di mirë. Ai ka fituar simpatinë duke u shitur njerëzve tym, por do të mbjellësh atë që do të korrësh. Nuk më intereson farë çfarë rezultatesh ka arritur. Është prej dy vitesh aty, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët dhe këtë vit ka marrë lojtarë të aftë. A mund të shoh tre pasime radhazi ndaj Salernitanës në vend që të shoh gjëra të turpshme?

Në Verona kam parë një futboll të padenjë, zënkash, rrëmuje dhe kinemaje. Me Milanin, me 10 lojtarë, kanë bërë një gjysmë gjuajtje të devijuar. A mund ta shoh një gjë të tillë të shpifur?

Njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë. Dikur shkohej mirë në qerren e Murinjos, por tani që po i vjen era, mendoj se do të zgjasin edhe shumë pak aty. Lukakun nuk e donte askush dhe shkoi te Roma. Paredes, Ndika dhe Auar janë të gjithë lojtarë të fortë. Por me Murinjon asnjë skuadër nuk luan në mënyrë të denjë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Murinjos nuk është parë kurrë”, ishte sulmi i Kasanos ndaj portugezit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Krasniqi për duelin e radhës: Jam gati dhe dua ta rikthej ketë titull në familje pas 21 vitesh kur triumfoi xhaxhai im, Luan Krasniqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.