Antonio Kasano mendon se një nga problemet e mëdha të Milanit në këtë sezon është forma e dobët që po tregon Teo Hernandez. Sipas ish-sulmuesit italian, i cili ka një të kaluar edhe në radhët e kuqezinjve, mbrojtësi i majtë po shfaqet shumë poshtë nivelit të tij, duke ndikuar ndjeshëm në paraqitjet e kuqezinjve.
“Të flasim qartë, janë 12 ndeshje që Teo Hernandez nuk shihet me sy. Ai ishte lojtari i cili në krahun e majtë vendoste ndeshjet. Bënte shumë zbritje dhe krijonte shumë, Teo nga fillim i sezonit është i acaruar dhe acarues, po jep më pak.
Shumë thonë se është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, atëherë duhet bërë si me Leaon. Po lë nam, çfarë problemi ke? Duhet përballuar. Nëse ke probleme, ose i zgjidh me klubin, ose që nga dita e nesërme luan Terraçiano. Pres një reagim nga një trajner të cilin e vlerësoj shumë. Në këto momente, Teo është një problem i vërtetë për Milanin”, tha Kasano.
PANORAMASPORT.AL