• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kasano sulmon Murinjon: Njeri që ta shpif, shpresoj të largohet dhe të mos kthehet më kurrë në Itali

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Kasano nuk e ka toleruar sjelljen e Murinjos ndaj arbitrit Tejlor, aty ku e priti në parking duke e ofenduar. Ish-sulmuesi ka dënuar këtë veprim të trajneri të Romës, e duke shtuar se është një shembull i keq për tifozët.

kasano

Kasano që njihet si një person që flet pa rezerva, nuk i ka kursyer fjalët as për trajnerin portugez. Në “Bobo TV”, ai u shpreh se dëshiron që Murinjo të largohet nga Italia dhe të mos rikthehet më kurrë, qoftë edhe për pushime.

“Gjithçka që ndodhi në Budapest është për faj të një personi, trajneri të Romës që me emër dhe mbiemër quhet Zhoze Murinjo. Duhet të ketë turp! Ai nuk e pranon humbjen dhe kur tifozët shohin sjelljen e tij, ndihen të lirë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë e më pas ndodh ajo që ndodhi në aeroport, ku u sulmua së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Shpresoj të largohet me pushime dhe të mos rikthehet më kurrë në Itali. Ai ta shpif. Në këto dy vjet që ka ardhur si trajner, vetëm ka bërë luftë, zënka dhe sherre duke dëmtuar imazhin e Romës. Shpresoj të largohet në Portugali dhe të mos kthehet më kurrë në Itali”, u shpreh Kasano.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

PSG e shkarkon trajnerin Christophe Galtier

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.