• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Katalanasit kanë sulmin më të mirë në La Liga. Barça është makinë golash, aty ku shënojnë të gjithë

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona nuk është vetëm skuadra që ka shënuar më shumë gola në këto 9 javë të luajtura në La Liga (21), por është edhe skuadra që çon më shumë lojtarë te goli. Në fakt, nuk ka asnjë klub tjetër në pesë ligat kryesore europiane që ka kaq shumë golashënues të ndryshëm. Ksavi Hernandez u ka kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të bëjnë një hap përpara, ai kërkon që ata të guxojnë të gjuajnë dhe ata po binden të zbatojnë urdhrat e tij.

BARCA

Te Barcelona janë 12 lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën një gol në këtë fillim sezoni. Në La Liga, Girona është më afër saj me 11 rrjeta, që është njëkohësisht në vendin e dytë në pesë ligat më të rëndësishme në Europë për sa i përket këtij treguesi. Në fakt, guximi sulmues i të gjithë skuadrës është një kërkesë e trajnerit nga Terrasa, që kur ai mbërriti në stolin e katalanasve, gati dy vite më parë. Në fakt kjo ka qenë dhe një nga kërkesat e presidentit Joan Laporta, i cili shpesh ia ka përmendur trajnerit të tij se vetëm fitoret nuk mjaftojnë.

Ai pret lojë, futboll argëtues dhe më shumë gola rrjedhimisht. Një kërkesë për të ndjekur udhëzimet e legjendës së Barcelonës, Johan Krojf, që deklaronte: “Në ekipet e mia, portieri është sulmuesi i parë dhe sulmuesi është mbrojtësi i parë”. Dhe Ksavi ndjek rreptësishtë atë thelbin sulmues që bazohet në punën ekipore dhe përkushtimin për një lojë solidariteti. Shpirti vertikal është pjesë e ADN-së së Barcelonës, të cilën ish-mesfushori katalanas e ka rikthyer. Vitin e kaluar, Barça kishte 17 golashënues të ndryshëm në La Liga. Tani janë 12 dhe numërimi vazhdon.

1

2

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI -PANORAMASPORT.AL

Next Post

Thellohet skandali i futbollistëve bastexhinj në Itali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.