• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Katalanasit” presin në shtëpi “andaluzianët”, publikohen formacionet e sfidës Barcelona-Sevilla

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në orën 21:00, në “Estadio Olimpico”, “katalanasit” e Barcelona do të përballen me “andaluzianët” e Sevilla, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Xavi i ka rreshtuar “katalanasit” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur gjermani, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Balde e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Christensen e Kounde. “Dirigjimi” i lojës i është besuar treshes Raphinha, Gundogan e Gavi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Joao Felix, Lamine Yamal e “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Në krahun tjetër, “andaluzianët” e teknikut, Jose Luis Mendillibar janë rreshtuar me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Nyland e para tij në mbrojtje Sanchez, Bade, Ramos e Pedrosa. Më të tërhequr në mesfushë janë Jordan e Djibril Sow, ndërsa Ocampos, Rakitic e Lamela janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Dodi Lukebakio. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Next Post

Një lajm i bujshëm, Vedat Muriqin e kërkon klubi i madh spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.