• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kategoria e Parë: Flamurtari përmbys Kastriotin, Apolonia ndal Vorën

09/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë, të cilat kanë dhuruar rezultate interesante. Një sfidë e mbushur me emocione ka qenë ajo e luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kastriotit, takim që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2. Krutanët mbyllin pjesën e parë në avantazh të një goli, por vlonjatët shënojnë dy gola në pjesën e dytë me Shkurtajn dhe Pjeshkën dhe fitojnë të gjithë takimin 2-1.

Pas këtij suksesi Flamurtari ngjitet në kuotën e 65 pikëve në klasifikim, duke zvogëluar në vetëm 2 pikë diferencën me kryesuesit e Vorës. Djemtë e Bellait surprizohen në shtëpi nga Apolonia dhe ndalen në një barazim 1-1. Ruzgis shënon për Vorën që në minutat e para, por Trifoni barazon në minutën e 90-të, duke ndalur kryesuesit. Vora vazhdon të qëndrojë e vetme në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 67 pikëve.

Besa fiton 3-0 përballë Lushnjës, ndërsa Burreli mund minimalisht 1-0 Pogradecin në “Liri Ballabani”. Kukësi mposht në transfertë 3-0 Erzenin, ndërsa Valbona mundet në shtëpi 1-2 nga Korabi. Si shijakasit dhe tropojanët duket se vetëm matematika i mban në Kategorinë e Parë.

Next Post

LIVE NAPOLI-FIORENTINA/ Festojnë sërish vendasit, Raspadori dyfishon shifrat (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.