• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kategoria e Parë: Laçi-Apolonia dhe Pogradeci-Luftëtari në RTSH

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 6-të e Kategorisë të Parë do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy sfidat që do të luhen ditën e premte do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në orën 14:00, luhet përballja Pogradeci-Luftëtari, takim që mund ta ndiqni në RTSH Sport.

Liqenorët aktualisht pozicionohen  në vendin e katërt në kuotën e 8 pikëve dhe një fitore tjetër do t’i jepte më tepër moral e besim skuadrës së Memës për të vijuar trendin e fitoreve e për të qëndruar brenda objektivave. Një kampionat me shumë luhatje për gjirokastritët, të cilët ende nuk kanë marrë fitoren e parë në kampionat, me një bilanc prej 4 barazimesh e një humbje, megjithatë ekipi drejtuar nga Besmir Shabani vjen me ambicien për të treguar forcën e tyre dhe për të surprizuar liqenorët.

Në RTSH 2, në të njëjtin orar transmetohet Laci-Apolonia, kurbinasit në vendin e dytë me 9 pikë, të njohur për lojën e tyre pragmatike dhe për presionin që ushtrojnë në fushën e tyre, kërkojnë të marrin maksimumin për të harruar shpejt humbjen kundër Skënderbeut e për të blinduar dy vendet e para, ndërsa nga ana tjetër Apolonia po tregon karakter e dëshirë dhe vendi i tretë nuk është një rastësi.

Të shtunën në orën 14:00 do të luhen 4 takimet e tjera të javës: Iliria-Besa, Skënderbeu-Kukësi, Burreli-Korabi dhe Lushnja-Kastrioti.

Next Post

Federata e Basketbollit të Kosovës anulon Superkupën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.