Kategoria e Parë nuk njeh pushim, sepse ditën e mërkurë në orën 13:30 do të zhvillohen të gjitha përballjet e javës së 14-të të kampionatit.
Dy nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, përballjet Laçi-Pogradeci dhe Apolonia-Besa do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Skënderbeu kryesues luan në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa Lushnja pret në shtëpi Kukësin. Burreli-Luftëtari dhe Korabi-Kastrioti janë dy takimet e tjera të javës së 14-të.
Pas 13 javëve të para të kampionatit, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen me 34 pikë, i ndjekur nga Laçi me 23 pikë.


