Sunday, 16. August 2026
Sport

Kategoria e Parë: Lushnja-Flamurtari dhe Burreli-Vora në RTSH

GS 30/01/2025 1 Min. Lesezeit

Do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të shtunën dhe të dielën, të gjitha në orën 13:30.

Besa do të përballet në Rrogozhinë me Kukësin, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë kundër Erzenit. Kastrioti-Valbona dhe Pogradeci-Korabi janë dy takimet e tjera të ditës së shtunë.

Të dielën do të luhet sfida Lushnja-Flamurtari, që do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë përballë Burrelit, takim që do të transmetohet në RTSH 2.

Teilen: