Thursday, 23. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH: Apolonia fiton derbin, Iliria mposht Korabin

GS 24/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar 2 ndeshjet që hapën javën e tetë të Kategorisë së Parë. Apolonia triumfon në derbin e Myzeqesë, pasi mposht 1-0 në transfertë rivalët e Lushnjës, takim që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.

Një gol i shënuar nga Amagba në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore të madhe fierakëve, që pas këtij suksesi ngjiten në kuotën e 12 pikëve në klasifikim. Zhgënjen në shtëpi Lushnja, që pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Në ndeshjen tjetër Iliria ka mposhtur me rezultatin 2-1 Korabin. Fushëkrujasit ngjiten në vendin e dytë në renditje pas këtij suksesi.

Teilen: