Tuesday, 26. May 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH/ Korabi mund Burrelin, Pogradeci dhe Apolonia ndahen në paqe

GS 17/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Në sfidat e vlefshme për javën e 23-të të këtij kampionati, janë shënuar 5 gola.

Burreli u mund në shtëpi përballë Korabit, me dibranët që triumfuan me rezultatin 1-2. Në krahun tjetër, Pogradeci dhe Apolonia u ndanë pa fitues (1-1).

Korabi shkon në kuotën e 25 pikëve dhe mbetet në vendin e 9-të, ndërsa Burreli me 37 pikë mban vendin e 4-t. Në krahun tjetër, Pogradeci në vendin e 6-të numëron 32 pikë, ndërsa Apolonia me 29 pikë mban vendin e 8-të.

Teilen: