Saturday, 4. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH: Magani debuton me fitore, Besa mposht Burrelin

GS 08/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e trajnerit Gugash Magani në krye të ekipit të Besës. Kavajasit kanë mundur me rezultatin 2-0 Burrelin, në sfidën që mbylli javën e 15-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola 0-0.

Spahiu zhbllokoi ndeshjen për Besën në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Kapo shënoi golin e dytë për kavajasit në minutën e 73-të.

Besa merr një fitore të çmuar dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në klasifikim, ndërsa Burreli mbetet 19 pikë. Debuton me fitore në krye të Besës trajneri Magani.

Teilen: