Nuk ka fitues dhe gola në sfidën Apolonia-Iliria, që çeli javën e 9-të të Kategorisë së Parë në RTSH. Një sfidë e bukur është zhvilluar në “Loni Papuçiu”, por në fund të 90 minutave nuk ka fitues. Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Apolonia-Iliria, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Vendasit kanë qenë më kërkues dhe kanë patur disa shanse të mira për shënim, por pa arritur që të dërgojnë topin në rrjetë. Në minutat e fundit Iliria luan me një lojtar më pak, por fierakët nuk arrijnë që të përfitojnë.
Miqtë kanë patur shanset e tyre dhe pas këtij barazimi në transfertë ruajnë vendin e tretë në renditje.
Nesër luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 9-të të Kategorisë së Parë. Takimin Besa-Kukësi mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH.


