Saturday, 4. April 2026
Sport

Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton në shtëpi, Korabi surprizon Apoloninë

GS 13/12/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar 5 ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Kryendeshja e javës, sfida Laçi-Skënderbeu, që u transmetua në RTSH Sport, përfundoi me rezultatin 2-1 për kurbinasit, që tashmë zvogëlojnë në 4 pikë diferencën me kreun (kujtojmë që korçarët kanë një ndeshje më pak).

Edhe Pogradeci bën detyrën përballë Kukësit të vendit të fundit, të cilin e mposht me rezultatin 2-0. Liqenorët ngjiten në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë në klasifikim.

Surprizën e javës e bën Korabi, që fiton në Fier 3-0 përballë Apolonisë vendase. Burreli barazon në shtëpi 0-0 me Kastriotin, ndërsa në barazim 1-1 mbyllet takimi Iliria-Luftëtari.

Teilen: