Kanë përfunduar 5 nga 6 sfidat e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci mposht 1-0 Apoloninë dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në tabelën e klasifikimit. Një gol i Kasmollarit në pjesën e parë, vendosi fatin e takimit, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Laçi vuan përballë Lushnjës, por arrin që të mposhtë 2-1 lagunarët, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Shensoji debuton me fitore në krye të skuadrës kurbinase, që pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Skënderbeut (korçarët luajnë kundër Korabit në orën 17:00).
Besa merr një tjetër fitore në kampionat, pasi mposhti në transfertë 2-1 Luftëtarin. Skuadra e Duros ngjitet në kuotën e 10 pikëve në renditje. Iliria ndalet në shtëpi në një barazim 2-2 nga Burreli, ndërsa Kastrioti merr një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Kukësit, duke thelluar krizën e skuadrës verilindore.