Sunday, 25. January 2026
Sport

Kategoria e Parë, Skënderbeu-Pogradeci dhe Besa-Burreli në RTSH

GS 05/12/2025 1 Min. Lesezeit

Të dielën dhe të hënën do të luhen ndeshjet e javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Një nga përballjet më interesante të kësaj jave, derbi Skënderbeu-Pogradeci, do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport në orën 15:30.

Më herët të dielën, në orën 13:30 do të luhen sfidat Kukësi-Iliria, Kastrioti-Apolonia, Luftëtari-Lushnja dhe Korabi-Laçi.

Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet të hënën me takimin Besa-Burreli, që do të transmetohet në RTSH Sport në orën 13:30.

Teilen: