Sunday, 1. February 2026
Sport

Katër garues – katër medalje, xhudistët kosovar dhurojnë spektakël në Prishtinë

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.

Kampionati Evropian i xhudos u zhvillua në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer, shkruan lajmi.net.

Të katërt xhudistët që përfaqësuan Kosovën kanë siguruar medalje.


Xhudisti më i suksesshëm i këtij kompeticioni pa dyshim që ka qenë Akil Gjakova.

Gjakova është i pari xhudistë që në Prishtinë ka rrëmbyer vendin e parë, duke fituar medaljen e artë.

Ai në finale mposhti italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogram.

Në po të njëjtën kategori edhe Dardan Cena rrëmbeu vendin e tretë në podium.

Distria Krasniqi fitoi të bronztën, pasi në repesazh ka mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer, në kategorinë deri në 57 kilogram.

Triumfuese doli edhe Nora Gjakova, e cila po ashtu siguroi medaljen e argjende. /Lajmi.net/

Teilen: