Thursday, 16. April 2026
Sport

​Katër gjigantë për dy bileta në finale, ja kur zhvillohen gjysmëfinalet e Championsit

GS 16/04/2026 1 Min. Lesezeit

Janë konfirmuar përballjet dhe datat e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26, pas përfundimit të fazës çerekfinale. Katër skuadrat më të mira do të garojnë për një vend në finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

Në gjysmëfinale do të përballen Paris Saint-Germain me Bayern Munich, si dhe Atlético Madrid me Arsenalin. Ndeshjet e para janë paraparë të zhvillohen më 28 dhe 29 prill, ndërsa ato të kthimit më 5 dhe 6 maj, me të gjitha takimet që nisin nga ora 21:00.

Sipas kalendarit, më 28 prill do të zhvillohet sfida mes Parisit dhe Bayern Munichut, ndërsa një ditë më vonë Atlético Madrid pret Arsenalin. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 maj në Londër mes Arsenalit dhe Atlético Madridit, si dhe më 6 maj në Mynih mes Bayern Munichut dhe Parisit.

Finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest.

Teilen: