Ngjitja e Milanit në renditje, të paktën për të arritur një kualifikim në Ligën e Europës, mund të kalojë përmes këmbëve dhe golave të Santiago Himenez.
I ardhur nga Fejnordi për mbi 30 milionë euro, sulmuesi meksikan pati menjëherë një ndikim të madh në botën e kuqezinjve, me 3 gola në pesë ndeshjet e para, njëri prej të cilëve ndezi disa shpresa për një përmbysje të “Djallit”, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij në Champions. Pavarësisht vështirësive nëpër të cilat po kalon skuadra apo një periudhë të nevojshme përshtatjeje që Himenez duhet të respektojë, ai nuk ka qenë në gjendje të ketë ndikimin e duhur në ndeshjet e fundit të sezonit.
Për Konseisaon është edhe çështje forme e cila nuk është e duhura për meksikanin i cili një javë më parë u kthye në listën e golashënuesve në Leçe ku pa t’i anulohej një gol pas 55 sekondash lojë. Megjithatë, për fatin e tij të keq, ai shënoi në pozicion jashtë loje, dhe shtylla e pjesës së dytë shënoi vazhdimin e një thatësire që ndoshta po zgjat shumë.
Në fakt, ka gati një muaj që “El Bebote” nuk ka shënuar për Milanin, më saktë që nga 18 shkurti, në ndeshjen kundër Fejnordit, ndaj do të duhet një reagim sa më shpejti. Ndoshta që të shtunën kundër Komos, ku duhet të jetë përsëri titullar.
PANORAMASPORT.AL